Si fitohen përshtypjet e para?
Përshtypja e parë bazohet në paraqitjen e jashtme fizike të personit. Ju menjëherë bëni disa gjykime bazuar në mënyrën se si ai ajo duket.
Shpjegoni faktorin e terheqjes fizike
Tërheqja fizike ndikon zgjedhjet tona të miqve dhe të atyre që dashurojmë.
Çka është grupi?
Grupi është një bashkim njerëzish të cilët kanë qëllime të përbashkëta, një shkallë ndërvarësie dhe komunikim me njëri-tjetrin.
Numëro tri elemente që e formojnë grupin
Ndërveprim
Komunikimi
Qëllimet e përbashkëta
-Çka quhet agresion?
Çdo sjellje që synon të shkaktojë dëmtim fizik ose psikologjik quhet agresion.
Çka studion psikologjia sociale?
Psikologjia sociale është sudimi shkencor se si mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e individëve ndikohen nga prania aktuale, e imagjinuar ose e nënkuptuar e të tjerëve.
Si ndërtohen qëndrimet tona?
Qëndrimet tona janë rezultat i shumë faktorëve. Ne ndërtojmë qëndrime përmes kushtëzimit veprues (p.sh., marrim vlerësime dhe lavdërime, kur shprehim qëndrime të caktuara ose mund të ndëshkohemi për shkak të shprehjes së qëndrimeve të tjera) ose përmes vëzhgimit apo imitimit (p.sh., ju mund të visheni në mënyrë të ngjashme me miqtë tuaj).
Shpjegoni faktorin e afersise
Afërisa - Në përgjithësi, sa më afër të jenë dy individë nga ana geografike, aq më tepër prirje ka që ata të tërhiqen nga njëri-tjetri. Kur dy njerëz jetojnë afër njëri-tjetrit me banesë, shkojnë në të njëjtën shkollë ose punojnë në të njëjtin vend, ata fillojnë mësohen me njëri-tjetrin dhe gjejnë arsye për të biseduar, pa pasur shumë frikë nga refuzimi.
Shpjegoni faktorin e paraqitjes fizike
Paraqitja fizike - Paraqitja fizike e një personi ndikon shumë në përshtypjet që të tjerët kanë për atë. Njerëzit ndihen më mirë me veten e tyre, kur shoqërohen me njerëz të cilët të tjerët i konsideronjnë si të dëshirueshëm. Ne shpesh i konsiderojmë ata që janë fizikisht të bukur si më interesantë, më socialë, më inteligjentë, më të këndshëm etj.
Shpjegoni faktorin e miratimit
Miratimi - Një faktor tjetër që ndikon zgjedhjen e personit për mik apo mikeshë është miratimi. Të gjithë kemi prirjen që të pëlqejmë njerëzit të cilët bien dakord me ne dhe na mbështesin, pasi kjo na bën të ndihemi mirë me veten. Disa studime sugjerojnë se vlerësimet e personave të tjerë për ne janë më kuptimplota, kur ato janë përzierje e vlerësimit dhe e kritikave, sesa kur janë vetëm vlerësuese ose vetëm kritikuese.
Çka është paragjykimi?
Të paragjykosh do të thotë të vendosësh paraprakisht se si do të jetë një person, në vend që të bësh një gjykim më të plotë të tij, bazuar në cilësitë apo sjelljen e këtij personi.
Çka është qëndrimi?
Qëndrimi është një predispozitë për të ndier, për të menduar dhe për të vepruar në mënyra të caktuara përkundrejt një klase njerëzish, objekteve apo një ideje.
-Përmendi dhe ilustroni tri elementet e qëndrimeve.
Qëndrimet kanë tri elemente kryesore: mendim, emocion dhe sjellje. P.sh.: Çfarë qëndrimi keni për kryetarët e këshillave të shkollës suaj? Besoni se ata janë duke bërë një punë të mirë me ju (mendimi)? Ndieni besim apo mosbesim përkundrejt tyre (emocioni)? A do të votonit për ata (sjellja)?
Çka quhet kohezivitet i grupit?
Faktori ndikues që një grup të qëndrojë i bashkuar quhet kohezivitet i grupit (shkalla në të cilën pjesëtarët e një grupi janë të lidhur bashkë)
Shpjegoni bindjen si formë e ndikimit social.
Bindja është një ndryshim në qëndrim ose sjellje e shkaktuar nga presioni social për t'u pajtuar me njerëzit, të cilët perceptohen si autoritet. Psikologët kanë propozuar që njerëzit mesojnë t'u binden figurave autoritare. Pavarësisht se në përgjithësi i ndjekim rregullat e qarkullimit rugor, rregullat e shkollës dhe të prindërve, ka më tepër prirje që ne t'i ndjekim këto rregulla, kur figurat autoritare janë ndërkohë të pranishme. Grupi shpeshherë ushtron presion mbi ne, duke na detyruar që të sillemi në mënyra të caktuara.
Cilat janë anët pozitive të përdorimit të skemave?
Me skemat tuaja ju jeni në gjendje të shpjegoni sjelljen e kaluar të personit dhe të parashikoni sjelljen e tij të ardhshme. Skemat janë të vlefshme, pasi ato na ndihmojnë me njëfarë shkalle saktësie se si njerëzit do të sillen. Pa ato, ne do të harxhonim shumë energji duke vëzhguar dhe duke testuar njerëzit për të zbuluar se si ata janë, nëse duam të vazhdojmë një marrëdhënie me ata e kështu me radhë.
Cilat janë anët negative të përdorimit të skemave?
Skemat mund të ndikojnë dhe të shtrembërojnë mendimet, perceptimet dhe sjelljet tona duke çuar në paragjykime, stereotipe dhe diskriminim.
-Shpjegoni stereotipet dhe ofroni disa shembuj?
Një stereotip është një grup supozimesh për një grup të caktuar dhe të identifikuar njerëzish. Është një mënyrë shumë e thjeshtëzuar e mënyrës se si i shikojmë njerëzit që i përkasin të njëjtit grup apo kategorie. Ato mund të përmbajnë informacione pozitive ose negative, por gjithashtu janë të vështira për t'u ndryshuar. Besimi që burrat janë dominantë dhe të pavarur ose që gratë janë përkujdesëse dhe emocionale janë shembuj të këtyre stereotipeve.
Shpjegoni diskriminimin dhe tregoni për ndërlidhjen e tij me paragjykimi.
Paragjykimet mund të nxisin diskriminimin (sjellje negative përkundrejt anëtarve të një grupi). Diskriminimi është një trajtim jo i barabartë i anëtarëve të një grupi të caktuar. Ky trajtim i pabarabartë mund të bazohet në racën, moshën, gjininë ose anëtarsinë e dikujt në një kategori dhe jo mbi bazën e karakteristikave individuale. Diskriminimi shpesh rezulton nga paragjykimi, por jo gjithmonë ndodh kështu. Ka mundësi që një person që paragjykon të mos diskriminojë. Ai ose ajo mund të kuptojë paragykimin e tij ose të saj dhe të përpiqet të mos sillet sipas atij paragjykimi. Po ashtu një person mund të diskriminojë dikë edhe pa pasur paragjykime, por i shtyrë nga presioni social apo ekonomik.
Shpjegoni disa nga arsyet se pse kemi nevojë për miq.
Gjatë foshnjërisë, ne varemi nga të tjerët për të plotësuar nevojat tona bazë. Në këtë marrëdhënie, ne mësojmë të lidhim kontaktin e ngushtë personal me plotësimin e nevojave bazë. Më vonë përpiqemi të krijojmë kontakte personale për të njëjtat arsye, megjithëse tashmë mund të kujdesemi vetë për veten. Nevojat e përvetësuara përmes të nxënit social, si nevoja për vlerësim, respekt, dashuri, afeksion eti., mundet të plotësohen vetëm përmes njerëzve të tjerë. Ne kemi nevojë për shoqërinë e të tjerëve më tepër kur jemi të frikësuar ose në ankth. Po ashtu, kemi nevoj për të tjerët kur jemi të pasigurt në vete dhe duam të krahasojmë ndjenjat tona me ato të njerëzve të tjerë. P.sh., kur ju merrni rezultatin tuaj të një provimi, ndoshta pyesni shokun apo shoqen tuaj se çfarë note ka marrë.
-Çka janë skemat dhe çfarë roli kanë ato në formimin e përshtypjeve?
Formimi i përshtypjeve na ndihmon t’i vendosim njerëzit në kategori. Dija apo grupi i supozimeve që zhvillojmë për çdo person ose ngjarje quhet skemë. Ne ndërtojmë një skemë për çdo person që njohim, por ndonjëherë ndërtojmë skema edhe për njerëz që nuk i kemi njohur. Kur ju takoni dikë, i cili duket mjaft inteligjent, ju mund të supozoni se ai ose ajo gjithashtu është aktiv, shumë i motivuar dhe i ndërgjegjshëm. Një person tjetër mund të ketë një skemë tjetër për njerëzit shumë inteligjent (p.sh., sikur ata janë të mërzitshëm, jo të shoqërueshëm dhe mburracakë). Në këtë mënyrë skemat mund të ndikojnë shumë në formimin e përshtypjeve tona.
Cilat janë burimet e paragjykimeve dhe kush i mban ato?
Paragjykimi mund të bazohet në faktorë socialë, ekonomikë ose dhe fizike. Njerëzit mund të paragjykojnë në favor të atyre që janë të ngjashëm me vetveten dhe kundër atyre që duken të ndryshëm. Pavarësisht burimeve të paragjykimit, në vetvete ai është mjaft i qëndrueshëm. Paragjykimi forcohet dhe mbahet nga ekzistenca e stereotipave. Të mbash stereotipa për një grup njerëzish do të thotë t’i paragjykosh ata.
Shpjegoni dy strategjitë që përdoren për të formuar qëndrime.
Ka raste që ne, për formimin e qëndrimeve tona, mund të përdorim heuristikën, një rrugë të shpejtë mendore (p.sh.: Nëse shoku apo shoqja juaj e klasës është shumë i dhënë pas politikës dhe përdor shumë fjalë "të mëdha" apo statistika për sa u përket çështjeve politike, ju mund të bini dakord me atë thjesht dhe vetëm sepse ai apo ajo duket se e njeh mirë çështjen për të cilën po flet.) Megjithatë për diçka që na prek drejtpërdrejt, ne mund të mos nxitohemi, por fillojmë të mendojmë në mënyrë sistematike. Kjo strategji quhet si algoritëm. (P.sh.: Nëse shoku juaj ju flet me pasion për një universitet të caktuar dhe avantazhet e tij, ju mund të mos i pranoni argumentet e tij kaq thjesht. Në momentin që ju duhet të përzgjidhni se në cilin universitet do të
vazhdoni studimet tuaja, ju mund të listoni dhe të vlerësoni avantazhet dhe disavantazhet e këtij universiteti për të cilin keni dëgjuar të flitet. Kjo është diçka e rëndësishme për ju dhe ju nuk dëshironi të mbështeteni në gjykimet e shpejta).
Shpjegoni faktorin e komplementariteti
Komplementariteti (plotësueshmëria) - Përveç fuqisë së ngjashmërisë, edhe tërheqja mes tipave të kundërt të njerëzve (komplementariteti) është gjithashtu e zakonshme. P.sh., një person dominues mund të jetë i lumtur kur qëndron me një shok të nënshtruar. Megjithatë, shumë psikologë bien dakord që ngjashmëria është një faktor shumë më i rëndësishëm.
Shpjegoni teorinë e Robert Sternbergur mbi dashurinë.
Sipas Robert Sternbergut (1986), dashuria përbëhet nga tri pjesë: intimiteti (ndarja e dëshirave dhe sekreteve), pasioni (eksitim i madh dhe seksualitet intensiv) dhe angazhimi (kalojnë kohë së bashku). Kombinimet e ndryshme të këtyre pjesëve ndikojnë në përjetimin e mënyrave të ndryshme të dashurisë