Njohja shoqerore
Marredheniet shoqerore
Ndikimi social
Agresiviteti dhe sjellja ndihmuese
Diversiteti socio-kulturor
100

Çka studion psikologjia sociale?

Psikologjia sociale është sudimi shkencor se si mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e individëve ndikohen nga prania aktuale, e imagjinuar ose e nënkuptuar e të tjerëve.

100

Listoni faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e miqve.

Afërsia fizike,Vlerat shpërblyese,Paraqitja fizike Miratimi,Ngjajshmërisa,Komplimentariteti (plotësueshmëria)

100

Çka është vetëkoncepti dhe si ndikon në veprimet tona?

Vetëkoncepti i referohet mënyrës se si ne e shikojmë ose e përshkruajmë veten. Nëse ne kemi një vetëkoncept pozitiv, do të tentojmë të veprojmë në mënyrë konstruktive dhe të ndihemi optimist, ndërsa nëse kemi një vetëkoncept negativ, do të tentojmë të veprojmë në mënyrë jokonstruktive dhe të ndihemi pesimist.

100

Numëroni arsyet që i bëjnë njerëzit të sillen në mënyra që dëmtojnë të tjerët?

Faktorët biologjik,Predispozitat gjenetike,Faktorët social.Tiparet e caktuara të personalitetit

100

Numëroni arsyet se pse njerëzit mund të shfaqin sjellje agresive në kulura të ndryshme.

Kultura e nderit,Familja,Predispozitat gjenetike,Mediat,Norma e reciprocitetit,Frustrimi çon në agresivitet

200

Përmendi dhe ilustroni tri elementet e qëndrimeve.

Qëndrimet kanë tri elemente kryesore: mendim, emocion dhe sjellje. P.sh.: Çfarë qëndrimi keni për kryetarët e këshillave të shkollës suaj? Besoni se ata janë duke bërë një punë të mirë me ju (mendimi)? Ndieni besim apo mosbesim përkundrejt tyre (emocioni)? A do të votonit për ata (sjellja)?

200

Shpjegoni teorinë e Robert Sternbergur mbi dashurinë.

Sipas Robert Sternbergut (1986), dashuria përbëhet nga tri pjesë: intimiteti (ndarja e dëshirave dhe sekreteve), pasioni (eksitim i madh dhe seksualitet intensiv) dhe angazhimi (kalojnë kohë së bashku).

 Kombinimet e ndryshme të këtyre pjesëve ndikojnë në përjetimin e mënyrave të ndryshme të dashurisë. 

200

Çka është grupi? 

Numëro tri elemente që e formojnë grupin.

Grupi është një bashkim njerëzish të cilët kanë qëllime të përbashkëta, një shkallë ndërvarësie dhe komunikim me njëri-tjetrin.

Ndërveprimi,Komunikimi,Qëllimet e përbashkëta

200

Shpjegoni metodën e katarsisit (catharsis) për kontrollomin e agresivitetit.

Metoda katarsis (catharsis), është një metodë me anë të të cilit çlirohet zemërimi ose agresioni, duke shprehur emocione negative të fuqishme. P.sh., kur jeni i zemëruar, ju duhet "ta nxirrni atë nga gjoksi". Kjo mund të ndodhë duke folur me një mik, duke luajtur një lojë futbolli apo volejbolli, duke goditur një thes boksi etj. Për fat të keq, kritikët e kësaj metode besojnë se çdo lloj shprehje e agresivitetit është negative. Ata theksojnë se shprehja e agresivitetit tuaj mund të çojë në rritjen e mëtejshme të tij.


200

A ka dallime absolute në mes të njerëzve për orientimine tyre ndaj kulturës kolektiviste apo kulturës individualiste?

Dallimi është relativ. Njerëzit kudo në botë mund ta mendojnë veten në të dyja këto identitete në shkallë të ndryshme dhe në varësi të kontekstit specifik dhe problemeve me të cilat ata ballafaqohen në momente të ndryshme.

300

Çka janë skemat dhe çfarë roli kanë ato në formimin e përshtypjeve?

Formimi i përshtypjeve na ndihmon t’i vendosim njerëzit në kategori. Dija apo grupi i supozimeve që zhvillojmë për çdo person ose ngjarje quhet skemë. Ne ndërtojmë një skemë për çdo person që njohim, por ndonjëherë ndërtojmë skema edhe për njerëz që nuk i kemi njohur. 

Kur ju takoni dikë, i cili duket mjaft inteligjent, ju mund të supozoni se ai ose ajo gjithashtu është aktiv, shumë i motivuar dhe i ndërgjegjshëm. Një person tjetër mund të ketë një skemë tjetër për njerëzit shumë inteligjent (p.sh., sikur ata janë të mërzitshëm, jo të shoqërueshëm dhe mburracakë). Në këtë mënyrë skemat mund të ndikojnë shumë në formimin e përshtypjeve tona.

300

Cilat jane llojet e dashurise sipas Robert Sternberg?

Dashuria e plotë - intimitet, pasion dhe angazhim

 Dashuria shoqëruese - intimitet, angazhim

 Dashuria romantike - intimitet, pasion

 Dashuria e vetëkënaqur - angazhim, pasion

300

Cili është dallimi ndërmjet identitetit personal dhe identitetit social?

Ne e përshkruajmë dhe e mendojmë veten në temat e karakteristikave individuale (p.sh., unë jam i shkurtër, modest, aventurier), por gjithashtu edhe duke iu referuar grupeve që i përkasim dhe me të cilat identifikohemi (unë jam shqiptar, francez, futbollist i klubit Prishtina etj.).

Përshkrimet e vetes që lidhen me personin si një individ i veçantë, i referohen identitetit personal, ndërsa ato që lidhen me kategoritë sociale apo grupet të cilave personi u përket i referohen identitetit social.

300

-Shpjegoni faktorët që ndikojnë për të përcaktuar nëse njerëzit ndihmojnë apo jo.

Kërkimet tregojnë se prania e të tjerëve (sidomos e atyre qe nuk janë ndihmues) mund ta pengojë sjelljen ndihmëse. Psikologët kanë zbuluar edhe efektin e spektatorit, i cili ndodh kur një person refuzon të kryejë një veprim (p.sh., ndihmues) për shkak të pranisë së të tjerëve.

Problemi potencial që përfshin praninë e të tjerëve lidhet me shpërndarjen e përgjegjësisë. Kjo ndodh atëherë kur ka disa persona të pranishëm në një situatë dhe individi supozon se dikush tjetër do ta japë ndihmën. Studimet tregojnë se sa se me i madh të jetë grupi i njerëzve (vezhguesve), aq më tepër prirje ka që një individ të ndihet sikur nuk është përgjegjës për të dhënë ndihmë.

300

Shpjegoni dallimin në mes të kulturës individualiste dhe kolektiviste.

Kulturat individualiste, sikundër kuptohet edhe nga vetë fjala, e vënë theksin tek individualiteti. Ato theksojnë individin, lirinë personale dhe përgjegjësinë personale (p.sh., Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Australia, Britania e Madhe, Kanadaja etj.). 

Ndërsa kulturat kolektiviste theksojnë grupin (p.sh., Guatemala, Ekuadori, Indonezia, Pakistani etj.). Në këto kultura, individët duhet të përmbushin rolet e tyre brenda grupit, të mbështesin dhe të ruajnë harmoninë e grupit.

400

Cilat janë burimet e paragjykimeve dhe kush i mban ato?

Paragjykimi mund të bazohet në faktorë socialë, ekonomikë ose dhe fizike. Njerëzit mund të paragjykojnë në favor të atyre që janë të ngjashëm me vetveten dhe kundër atyre që duken të ndryshëm. Pavarësisht burimeve të paragjykimit, në vetvete ai është mjaft i qëndrueshëm.

Paragjykimi forcohet dhe mbahet nga ekzistenca e stereotipave. Të mbash stereotipa për një grup njerëzish do të thotë t’i paragjykosh ata.

400

Shpjegoni tre faktorët e parë që ndikojnë në përzgjedhjen e miqve.


Afërisa - Në përgjithësi, sa më afër të jenë dy individë nga ana geografike, aq më tepër prirje ka që ata të tërhiqen nga njëri-tjetri. Kur dy njerëz jetojnë afër njëri-tjetrit me banesë, shkojnë në të njëjtën shkollë ose punojnë në të njëjtin vend, ata fillojnë mësohen me njëri-tjetrin dhe gjejnë arsye për të biseduar, pa pasur shumë frikë nga refuzimi.

Vlerat shpërblyese - Një mikë ka një vlerë stimuluese nëse ai apo ajo është interesant ose mund t'ju japë ide ose përvoja të reja. Një mik i cili bashkëpunon dhe ju ndihmon ka një vlerë dobie, pasi ai ose ajo është i gatshem t'ju japë kohë dhe ndihmë në arritjen e qillimeve tuaja. Po ashtu, një mik ka edhe një vlerë që mbështet egon, që ju mirëkupton apo inkurajon kur gjërat ju shkojnë keq dhe ju vlerson apo mbështet kur gjërat ju shkojnë mirë. Këto tri lloje shpërblimesh (stimulimi, dobia dhe mbështetja e egos) vlerësohen si në nivel të vetëdijshëm, ashtu edhe të pavetëdijshëm në çdo miqësi.

Paraqitja fizike - Paraqitja fizike e një personi ndikon shumë në përshtypjet që të tjerët kanë për atë. Njerëzit ndihen më mirë me veten e tyre, kur shoqërohen me njerëz të cilët të tjerët i konsideronjnë si të dëshirueshëm. Ne shpesh i konsiderojmë ata që janë fizikisht të bukur si më interesantë, më socialë, më inteligjentë, më të këndshëm etj. Kjo është e vërtetë si për marrëdhëniet mes individëve të së njëjtës gjini, ashtu edhe për ata të gjinive të ndryshme.


400

Shpjegoni konformizmin (pajtueshmërinë) si formë e ndikimit social dhe në sa forma mund të jetë?

Konformizmi (Pajtueshmëria) përfshin çdolloj sjelljeje në të cilën ju angazhoheni për shkak të presionit të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të grupit. Ajo i referohet përshtatjes së sjelljes sonë, që të përputhet me sjelljen e të tjerëve. Kjo ndodh, sepse për ne është e rëndësishme që të pëlqehemi dhe të pranohemi nga të tjerët. Disa faktorë që rritin sjelljen konformiste te njerëzit janë: të qenit pjesë e një grupi që thekson më tepër rolin e grupit sesa të individëve; dëshira për t'u pëlqyer nga anëtarët e grupit; vetëvlerësimi i ulët etj.

Konformizmi mund të jetë në dy forma: Ndikimi normativ (nevoja për t'u pëlqyer) është kur konformohemi për t'u përshtatur, për të shmangur refuzimin ose për të fituar miratimin shoqëror, shpesh duke çuar në pajtueshmëri publike, por jo në ndryshim të besimit privat.

 Ndikimi informativ (nevoja për të pasur të drejtë) është kur konformoheni sepse ne besojmë se të tjerët posedojnë njohuri të sakta, veçanërisht në situata të paqarta, shpesh duke çuar në pranim privat.

400

Shpjegoni se si faktorët biologjikë ndikojnë në shfaqjen e sjelljeve agresive.

Sipas psikologëve, njerëzit kanë faktorë të lindur biologjikë që shkaktojnë agresivitetin.

Neurotransmetuesi serotoninë ndikon në sjelljen agresive të personit. Kur një person ka nivele të ulëta të serotoninës, ai ose ajo mund të shfaqë shpërthime agresive. Edhe testosteroni lidhet me agresivitetin. Nivelet e larta të tij mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të sjelljes agresive.

400

Si ndikon kultura në shpjegimin e fenomenit të paragjykimeve dhe stereotipeve?

Kultura të ndryshme mund të jenë më shumë ose më pak paragjykuese për pamjen e jashtme. Sipas Dionit (2002), individët nga Azia Lindore kanë prirje të ndikohen më pak nga paragjykimi i pamjes së jashtme krahasuar me perëndimorët. Ata janë më pak të prirur se perëndimorët për të giykuar karakterin e personave bazuar në tërheqjen (bukurinë) e tyre fizike.

Edhe stereotipat ndikohen nga kultura. Ne i përvetësojmë shumë stereotipat tanë nga mënyrat se si kultura jonë në përgiithësi i pasqyron dhe përshkruan secilën kategori shoqërore. Një stereotip mund të portretizojnë me saktësi karakteristikat tipike të një grupi, ose të ekzagjerojë këto karakteristika, ose gjithashtu mund të trillojë plotësisht bazuar në konceptet e gabuara të kulturës.

500

Shpjegoni dy strategjitë që përdoren për të formuar qëndrime.

Ka raste që ne, për formimin e qëndrimeve tona, mund të përdorim heuristikën, një rrugë të shpejtë mendore (p.sh.: Nëse shoku apo shoqja juaj e klasës është shumë i dhënë pas politikës dhe përdor shumë fjalë "të mëdha" apo statistika për sa u përket çështjeve politike, ju mund të bini dakord me atë thjesht dhe vetëm sepse ai apo ajo duket se e njeh mirë çështjen për të cilën po flet.) 

Megjithatë për diçka që na prek drejtpërdrejt, ne mund të mos nxitohemi, por fillojmë të mendojmë në mënyrë sistematike. Kjo strategji quhet si algoritëm. (P.sh.: Nëse shoku juaj ju flet me pasion për një universitet të caktuar dhe avantazhet e tij, ju mund të mos i pranoni argumentet e tij kaq thjesht. Në momentin që ju duhet të përzgjidhni se në cilin universitet do të vazhdoni studimet tuaja, ju mund të listoni dhe të vlerësoni avantazhet dhe disavantazhet e këtij universiteti për të cilin keni dëgjuar të flitet. Kjo është diçka e rëndësishme për ju dhe ju nuk dëshironi të mbështeteni në gjykimet e shpejta).

500

Shpjegoni tre faktorët e dytë që ndikojnë në përzgjedhjen e miqve.

Miratimi - Një faktor tjetër që ndikon zgjedhjen e personit për mik apo mikeshë është miratimi. Të gjithë kemi prirjen që të pëlqejmë njerëzit të cilët bien dakord me ne dhe na mbështesin, pasi kjo na bën të ndihemi mirë me veten. Disa studime sugjerojnë se vlerësimet e personave të tjerë për ne janë më kuptimplota, kur ato janë përzierje e vlerësimit dhe e kritikave, sesa kur janë vetëm vlerësuese ose vetëm kritikuese.

Ngjajshmëria - Njerëzit kanë prirje të zgjedhin miq të cilët kanë përvoja, qëndrime dhe interesa të ngjashme me ata. Shpesh bashkëshortët kanë ngjashmëri ekonomike, fetare dhe arsimore. Ka disa shpjegime mbi fuqinë e qëndrimeve të ngjashme. Së pari, dakordësia për gjërat që janë stimuluese, me vlerë ose të këndshme, siguron bazat për të kryer aktivitete së bashku. Njerëzit që kanë interesa të ngjashme, kanë prirje të kryejnë më tepër gjëra së bashku dhe ta njohin njëri- tjetrin. Së dyti, shumë nga ne nuk ndihen rehat me njerëz të cilët vazhdimisht sfidojnë pikepamjet tona. Ndihemi më mirë kur kemi pranë njerëz që na mbështesin. Miratimi apo pajtueshmëria e një miku na nxit besimin dhe vetëvlerësimin. Në përgjithësi, ne e kemi më të lehtë të komunikojmë me njerëz të cilët bien dakord për gjëra të ndryshme me ne. Kemi më pak diskutime dhe keqkuptime dhe jemi më të aftë të parashikojmë sjelljen e tjetrit dhe, si pasojë, ndihemi të qetë me njëri-tjetrin.

Komplementariteti (plotësueshmëria) - Përveç fuqisë së ngjashmërisë, edhe tërheqja mes tipave të kundërt të njerëzve (komplementariteti) është gjithashtu e zakonshme. P.sh., një person dominues mund të jetë i lumtur kur qëndron me një shok të nënshtruar. Megjithatë, shumë psikologë bien dakord që ngjashmëria është një faktor shumë më i rëndësishëm.

500

Shpjegoni elementet që e formojnë grupin.


Ndërveprimi ndodh kur çdo veprim që një anëtar bën, do të ndikojë edhe tek anëtarët e tjerë. P.sh., nëse një futbollist nuk luan mirë, anëtarët e tjerë të ekipit do të ndikohen nga kjo dhe mund të humbasin lojën. Në grupet e vogla, anëtarët në përgjithësi kanë ndikim të drejpërdrejtë te njëri-tjetri, ndërsa te grupet e mëdha, ndikimi mund të jetë jo i drejtpërdrejtë.

Përveç ndërveprimit, edhe komunikimi është thelbësor për funksionet e grupit. Në disa raste, komunikimi mund të ketë drejtimin për jashtë (kur anëtarët e nje ekipi futbolli veshin të njëjtin model uniforme), ose nga brenda (lojtarët e ekipit të futbollit diskutojnë për ndeshjen gjatë pushimit dhe ndajnë përvoja të ngjashme). Komunikimi i drejtpërdrejtë nxit ndjenjën e përkatësisë.

Anëtarët e grupit bëhen të ndërvarur, pasi ata ndajnë qëllime të përbashkëta. Grupet në përgjithësi krijohen për të realizuar detyra ose për të organizuar aktivitete të cilat një person i vetëm nuk do t’i bënte dot. Qëllimet mund të jenë të orientuara drejt realizimit të një pune ose mund të kenë edhe funksione sociale.

500

Shpjegoni faktorët që ndikojnë për të përcaktuar nëse njerëzit ndihmojnë apo jo.

Kërkimet tregojnë se prania e të tjerëve (sidomos e atyre qe nuk janë ndihmues) mund ta pengojë sjelljen ndihmëse. Psikologët kanë zbuluar edhe efektin e spektatorit, i cili ndodh kur një person refuzon të kryejë një veprim (p.sh., ndihmues) për shkak të pranisë së të tjerëve.

Problemi potencial që përfshin praninë e të tjerëve lidhet me shpërndarjen e përgjegjësisë.

Studimet tregojnë se sa se me i madh të jetë grupi i njerëzve (vezhguesve), aq më tepër prirje ka që një individ të ndihet sikur nuk është përgjegjës për të dhënë ndihmë.

500

Si ndikohen qëndrimet nga kultura?

Kultura në të cilën ne rritemi, njerëzit me të cilët jetojmë dhe me ata me të cilët shoqërohemi, ndikojnë në zhvillimin e qëndrimeve tona. Kultura ndikon në shumë gjëra, si në preferencat për ushqim e deri te qëndrimet për marrëdhëniet njerëzore. P.sh, në kulturën hebraike ngrënia e mishit të derrit konsiderohet si diçka e papërshtatshme, madje edhe e ndaluar, megithatë në disa kultura të tjera ky lloj ushqimi konsiderohet shumë i shijshëm. Shumë gjëra që ne i marrim si të mirëqena, janë qëndrime dhe jo fakte. 

Ka shumë të dhëna që na tregojnë se ne zhvillojmë shumë qëndrime bazike nga prindërit tanë. Shumë fëmijë mbajnë të njëjtat qëndrime politike me prindërit e tyre, por sigurisht që me rritjen në moshë, ky ndikim prindëror fillon të zbehet. Miqtë tanë, bashkëmoshatarët, bashkëshortët apo edhe kolegët në punë, gjithashtu ndikojnë në ndërtimin e qëndrimeve tona.

M
e
n
u