Cili numër vjen pas në këtë varg logjik: {5, 10, 20, 40,?}
80 (çdo numër dyfishohet).
Sa herë mund ta zbritësh numrin 5 nga numri 25?
Vetëm një herë. Sepse herën tjetër që zbret, do të jesh duke e zbritur nga numri 20
Një numër e shumëzojmë me 3, pastaj i shtojmë 5 dhe marrim rezultatin 20. Cili është ky numër?
Numri 5 (shkojmë mbrapsht: 20 - 5 = 15, dhe 15 : 3 = 5).
Një fermer ka 17 dele. Të gjitha përveç 9 prej tyre ngordhin nga një sëmundje. Sa dele i mbetën gjallë fermerit?
9 dele (fjalia thotë "të gjitha përveç 9").
Nëse jeni duke vrapuar në një garë shkolle dhe parakaloni personin që është në vendin e dytë, në cilin pozicion jeni ju tani?
Në vendin e dytë.
Një kërmill dëshiron të ngjitet në një mur 10 metra të lartë. Gjatë ditës ngjitet 3 metra, por natën rrëshqet 2 metra poshtë. Në cilën ditë do të arrijë në majë?
Në ditën e 8-të
Babai i Agonit ka pesë djem: Janin, Shpatin, Gurin dhe Drinin. Si e ka emrin djali i pestë?
Agon.
Nëse një avion rrëzohet saktësisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, në cilin shtet duhet të varrosen të mbijetuarit?
Të mbijetuarit nuk varrosen.
Nëse një gjel bën një vezë saktësisht në majë të një çatie shumë të pjerrët, në cilën anë do të bjerë veza?
Në asnjë anë, sepse gjelat nuk bëjnë vezë.
Ti po mban vetëm një fije shkrepëse dhe hyn në një dhomë të errët e të ftohtë ku ndodhen: një llambë gazi, një ngrohëse dhe një qiri. Çfarë do të ndezësh të parën?
Shkrepësen.
Unë kam qytete por nuk kam shtëpi. Kam male por nuk kam pemë. Kam ujë (deti/lumë) por nuk kam peshq. Çfarë jam unë?
Harta.
Disa muaj kanë 30 ditë, disa kanë 31 ditë. Sa muaj të vitit kanë të paktën28 ditë?
Të gjithë (të 12 muajt e vitit e kalojnë ditën e 28-të).
Çfarë ngjitet lart e më lart çdo vit, por nuk zbritet asnjëherë poshtë?
Mosha.
.Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?
Pulla postare
Nuk leh, nuk ka dhëmbë dhe mbron shtëpinë, çfarë është?
Çelësi
Në një shportë ndodhen 5 mollë. Ju keni 5 nxënës në klasë dhe dëshironi t'u jepni nga një mollë të gjithëve, por në fund dëshironi që 1 mollë të mbetet ende brenda në shportë. Si mund ta bëni këtë pa e prerë asnjë mollë?
Katër nxënësve të parë u jepni nga një mollë, ndërsa nxënësit të pestë ia jepni mollën e fundit bashkë me shportën. Në këtë mënyrë, ai ka mollën e tij, por molla ndodhet ende brenda në shportë.
Cilët 3 numra japin pergjigjen e njejtë kur mbledhen dhe shumëzohen?
1 + 2 + 3 = 6
1 x 2 x 3 = 6
Duke përdorur vetëm numrin 8 si mund të arrijm në numrin 1000 vetëm përmes funksionit
të mbledhjes (+) ?
888 + 88 + 8 + 8 + 8 = 1000
Tri shtepi qendrojn ne radhe te drejt. Njera eshte e kuqe, e dyta e kaltert kurse e treta e bardh.
Shtepia e kuqe eshte ne te djatht kurse shtepia e kaltert ne te majt te rreshtit. Ku gjendet
Shtepia e Bardhe?
Ne mes .
Në të majtë: Shtëpia e kaltërt
Në të djathtë: Shtëpia e kuqe
Në qoftë se një nxënës shkruan numrat nga 1 deri në 100. Sa herë ai shkruan numrin 9?
20 herë.
9, 19, 29, 39, 49, 59, 69, 79, 89, 99
90, 91, 92, 93, 94, 95, 96, 97, 98,
Gjeni rregullin e fshehur dhe zbuloni se cili numër duhet të jetë në vend të pikëpyetjes (?):
2,3,6 = 30
4,1,5 = 25
6,2,4= ?
(2 + 3) x6 = 5 x 6 = 30
(4 + 1) x5 = 5 x 5 = 25
(6 + 2) x 4 = 8 x 4 = 32
Nese:
a + a + a = 30
a + b + b = 20
b + c + c = 13
a + b x c = ?
a= 10
b=5
c=4
a + b x c = 10 + 5 x 4 = 30
Nëse:
1 = 5
2 = 10
3 = 15
4 = 20
5 = ?
1 x 5 = 5
2 x 5 = 10
3 x 5 = 15
4 x 5 = 20
5 x 5 =25
Si mund ta shkruajmë numrin 23 duke përdorur vetëm numrin 2?
22 + 2/2=23
3 + 3 x 3 - 3 + 3 = ?
12