Dy lloje të acideve nukleike
ARN dhe ADN
Ku gjendet kryesisht ADN-ja në qelizë?
Ne berthamë
Ku gjendet kryesisht ARN-ja në qelizë?
Në citoplazmë
Nga sa përbërës përbëhet një nukleotid?
Nga 3 përbërës
Cilat janë tre përbërësit e një nukleotidi?
Acid fosforik, sheqer (pentozë), bazë azotike
Cilat janë bazat pirimidine?
Uracili, citozina, timina
Cilat janë bazat purine?
Adenina dhe guanina
Si quhet kombinimi i bazës me sheqerin?
Nukleozid
Cili është ndryshimi kryesor midis ADN-së dhe ARN-së (sheqeri)?
ADN ka dezoksiribozë, ARN ka ribozë
Në cilin karbon lidhet grupi fosfat?
Në karbonin C-5
Çfarë është gjeni?
Segment i ADN-së që përmban informacion për sintezën e proteinave
Si quhet struktura e ADN-së?
Heliks i dyfishtë
Cilat çifte bazash lidhen në ADN?
A–T dhe G–C
Çfarë lidhjesh i mbajnë bashkë dy vargjet e ADN-së?
Lidhje hidrogjenore
Çfarë ndodh gjatë replikimit të ADN-së?
Vargjet ndahen dhe formohen dy vargje të reja identike
Si lidhen nukleotidet mes veti?
Me lidhje fosfodiesterike