Çfarë është atmosfera?
Është mbështjella e gaztë që rrethon Tokën.
Me cilin instrument matet trysnia e ajrit?
Me barometër.
Çfarë kuptojmë me lagështi të ajrit?
Sasinë e avullit të ujit që përmban ajri.
Çfarë është era?
Lëvizja e ajrit nga zona me trysni të lartë drejt zonës me trysni të ulët.
Rreth kujt rrotullohet Toka kur bën lëvizjen rreth vetes?
Rreth boshtit të vet.
Cili është gazi më i bollshëm në përbërjen e atmosferës?
Azoti (rreth 78%).
Cila është njësia matëse standarde e trysnisë atmosferike?
Milibar mb
Milibar mb
Me çfarë aparati matet lagështia e ajrit?
Me higrometër.
Me çfarë pajisje matet shpejtësia e erës?
Me anemometër.
Sa kohë i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj?
24 ore
Në cilën shtresë të atmosferës zhvillohen dukuritë e motit (retë, shiu, erërat)?
Në Troposferë.
Në Troposferë.
Çfarë moti paralajmëron rënia e shpejtë e trysnisë atmosferike?
Moti të prishur, me vranësira, reshje dhe erë (ciklon).
Si quhet procesi i kalimit të ujit nga gjendja e gaztë (avull) në të lëngshme (pika uji)?
Kondensim.
Çfarë e shkakton lëvizjen e erës në Tokë?
Ndryshimi i trysnisë atmosferike midis dy zonave (që vjen nga ngrohja jo e barabartë e tokës).
Çfarë shkakton lëvizja e Tokës rreth boshtit të vet?
Ndërrimi i ditës dhe i natës.
Cila shtresë e atmosferës na mbron nga rrezet e dëmshme ultravjollcë (UV) të Diellit?
Shtresa e Ozonit (në Stratosferë)
Si ndryshon trysnia atmosferike kur ngjitemi në lartësi malore?
Trysnia ulet, sepse shtresa e ajrit sipër nesh bëhet më e hollë dhe më e lehtë.
Lageshtia relative, lageshtia relative dhe kufiri i ngopjes
Si quhen erërat periodike bregdetare që fryjnë nga det-toka ditën dhe nga toka-deti natën?
Brizat (briza detare dhe briza tokësore).
Në çfarë drejtimi rrotullohet Toka rreth boshtit të saj (kur e shohim nga Poli i Veriut)?
Në drejtimin kundëror të akrepave të orës (nga perëndimi në lindje).
Si ndryshon temperatura e ajrit me rritjen e lartësisë në troposferë?
Temperatura ulet me rreth 0.6 grade celcius cdo 100 m
Sa është vlera standarde e trysnisë normale atmosferike në nivelin e detit?
1013 mb
Cilet jane elementet e motit?
temperatura e ajrit
trysnia atmosferike
lageshtia e ajrit
era
Cilet jane 3 llojet e ererave?
te perhershme
periodike
te ndryshme
Sa kohë i duhet Tokës për të bërë një xhiro të plotë rreth Diellit?
365 ditë e 6 orë (një vit).