Si mund ta përkufizojmë logjikën?
Logjikën mund ta përkufizojmë si disiplinë filozofike që merret me studimin e formave përmbajtësore të mendimit logjik, me ligjet, me parimet e të menduarit të drejtë dhe të vërtetë dhe me metodat e rrugët e njohjes shkencore të realitetit.
Cilat janë format themelore të mendimit logjik?
Format themelore të mendimit logjik janë: nocioni, gjykimi, përfundimi.
Si klasifikohen njohuritë e përfituara dhe si emërtohen ato?
Njohuritë e drejtpërdrejta shpesh emërtohen si "dije", ndërsa ato të prejardhurat emërtohen si "njohje prej përshkrimit".
Nga vjen fjala logjikë?
Fjala logjikë rrjedh nga fjala greke logos që do të thotë mendje, arsye.
Cka është nocioni si formë e mendimit logjik?
Nocioni është forma më e thjeshtë e mendimit logjik dhe ka të bëjë me tiparet thelbësore të përgjithshme të sendeve, proceseve materiale e shpirtërore.
Si është klasifikuar gjuha nga studiusit, e cila përdoret për të shprehur mendimin logjik?
Gjuha është klasifikuar nga studiuesit në: gjuhë natyrore (gjuha me të cilën njerëzit komunikojnë në jetën e përditshme) dhe gjuhë artificiale (gjuha e simboleve dhe e formulave, me domethënie të caktuar, që përdoren në logjikë dhe shkencë).
Cilat janë objektivat e studimit të filozofisë?
Logjika ka objektin e saj të studimit, i cili fokusohet në mendimin logjik, thelbin, formën dhe përmbajtjen e mendimit, parimet e të menduarit të drejtë dhe të vërtetën e mendimit.
Cka shënon emërtimi?
Emërtimi shënon objektin që ka kuptim dhe domethënie.
Me cilat fusha të filozofisë ka ndërlidhje logjika?
Logjika ka lidhje të ngushtë me filozofinë, veçanërisht me Ontologjinë dhe Gnoseonologjinë.
Shpjegoni pjesët kryesore të gjykimit dhe simbolet e tyre.
Gjykimi përbëhet nga tri pjesë kryesore: Subjekti (S), Lidhëza (-), Predikati (P).
Cilat janë fazat kryesore të njohjes së realitetit përmes mendimit logjik?
Njohja logjike shqisore, e cila fillon me njohjen ndijore, dhe njohja logjike racionale që supozon veprimin logjik arsyetues.
Cili është raporti ndërmjet përmbajtjes dhe vëllimit të një nocioni?
Ndërmjet përmbajtjes dhe vëllimit të nocionit ka lidhje të ndërsjellë, ku sa më e pasur të jetë përmbajtja, aq më i vogël është vëllimi i tij dhe anasjelltas.
Si formohen nocionet si mendim logjik?
Formimi i nocioneve kalon në këto faza: analiza, sinteza, krahasimi, abstragimi, dhe përgjithësimi.
Sipas logjikës formale, cila është detyra e filozofisë?
Detyra e parë e logjikës është studimi i formave të mendimit logjik pa marrë në konsideratë përmbajtjen e tyre.
Si është klasifikuar gjykimi?
Gjykimet klasifikohen në: të thjeshta dhe të përbëra.
Sipas logjikës përmbajtësore, cila është detyra e parë e filozofisë?
Detyra e parë e logjikës përmbajtësore është studimi i formës së mendimit të drejtë, i përmbajtjes konkrete dhe i vërtetësisë së mendimit.
Cilat janë dy elementet e shpjegimit dhe cka synohet të arrihet përmes këtyre elementeve?
Dy elementet janë: Eksplikandi (objekti që duhet të shpjegohet) dhe Eksplikansi (përshkrimi, mendimi, prova që shpjegon). Këto funksionojnë së bashku për të arritur "argumentin e shpjegimit më të mirë."
Cilat janë marrëdhëniet e nocioneve sipas vëllimit të tyre?
Katër lloje marrëdhëniesh midis nocioneve janë: përputhshmëri e plotë, përfshirje ose nënshtrim, marrëdhënie disparate, dhe marrëdhënie kryqëzimi.
Si përkufizohet mendimi logjik dialektik?
Mendimi logjik dialektik e ka trajtuar realitetin në shumëllojshmërinë e tij, në lidhje me kundërti, lëvizje, ndryshim dhe zhvillim të pandërprerë.
Cka shpreh një gjykim afirmativ apo pohues?
Një gjykim afirmativ pohon ose mohon një lidhje të caktuar ndërmjet subjektit dhe predikatit, si në shembullin: "Sokrati është filozof."
Cilat janë ligjet e mendimit logjik dhe kush i formuloi ato?
Ligjet janë: Ligji i identitetit, Ligji i kundërthënies, Ligji i së tretës së përjashtuar, dhe Ligji i arsyes së mjaftueshme. Tri ligjet e para u formuluan nga Aristoteli, ndërsa ligji i katërt nga Lajbnici.
Shpjegoni ligjin e identitetit.
Ligji i identitetit thotë se çdo send është identik me vetveten; është ajo që është dhe jo diçka tjetër, e njëjtë në një kohë të caktuar dhe në një kuptim të caktuar.
Cka janë nocionet absolute dhe nocionet relative?
: Nocionet absolute kanë veçori që nuk varen nga sendet e tjera, ndërsa nocionet relative varen nga sendet e tjera (si burrë-grua, shtet-civil).
Cilat janë formate e mendimit logjik metafizik dhe dialektik?
Mendimi logjik metafizik i trajton dukuritë e realitetit si të pandryshueshme, ndërsa mendimi logjik dialektik i sheh në lidhje me kundërti, lëvizje dhe zhvillim të pandërprerë.
Cilat janë gjykimet e thjeshta sipas cilësisë?
Gjykimet afirmative pohuese (janë, është) dhe gjykimet negative mohuese (nuk janë, nuk është).