A
B
C
Ç
D
100

Kur janë emrat e përgjithshëm?

Emrat janë të përgjithshëm, kur tregojnë dikë a diçka pa e dalluar nga të tjerët. 

Emrat e përgjithshëm shkruhen me shkronjë të vogël. 

100

Çka është fjalia?

Bashkimi i dy apo më shumë fjalëve që kanë kuptim quhet fjali.

100

Cili është kufiri natyror që i ndan dy dialektet e gjuhës shqipe?

Kufiri natyror që ndan dy dialektet e gjuhës shqipe është lumi Shkumbin.

100

Çka quajmë tekst?

Tekst quajmë çdo lloj shkrimi që ka kuptim të plotë.

100

Cilat janӫ dy shenjat e pikësimit që pӫrdoren më së shumti në dialog?

Shenjat që përdoren mӫ së shumti nӫ dialog janë: dy pika (:) dhe viza (-).

200

Ҫka ështӫ diskutimi?

Diskutimi ështӫ një bashkëbisedim në grup a ndërmjet dy ose më shumë njerëzve, ku shkëmbehen mendime për një ҫështje të veҫantë.

200

Cilat janë llojet e fjalisë?


Llojet e fjalisë  janë: fjalia dëftore, fjalia pyetëse, fjalia nxitëse, fjalia dëshirore, fjalia thirrmore.

200

Si duket ndërtimi i letrës?

Letra ndërtohet nga data, hyrja, zhvillimi, përfundimi, fjalët e mirësjelljes dhe dërguesi.

200

Ҫka është biseda?

Biseda është një bashkëbisedim i lirë ndërmjet dy ose më shumë njerëzve. Ata flasin për të forcuar miqësinë, për të kaluar kohën e lirë, për të shkëmbyer ide dhe mendime.

200

Cilat janë fjalët pohuese dhe mohuese?

Fjalë pohuese  janë: gjithandej, të gjithë, gjithkund, gjithkush, ngado, kudo etj.

Fjalë mohuese janë: askush, askund, kurrkush, kurrkund, asnjeri, askund etj.

300

Kur e kemi figurën e litotës?

Kur zvogëlojmë jashtë realitetit një veprim, një qenie, një send, veti a dukuri, kemi figurën e litotës.

300

Çka është fjalia pohore dhe fjalia mohore?

Fjalia pohore tregon se ndodh njӫ veprim.

Fjalia mohore tregon se nuk ndodh një veprim.

300

Cili është mesazhi në tregimin ‘'Ani pianistja’’ ?

Të gjithë ne duhet të gëzohemi dhe të jemi zemërgjerë ndaj sukseseve të tjetrit.

Nuk e arrijmë dot suksesin duke pasur zili tjetrin, por duke e marrë atë si shembull. 

300

Me çka mbarojnë emrat e gjinisë mashkullore?

Emrat e gjinisë mashkullore në trajtën e shquar të numrit njëjës mbarojnë me -i ose -u, ndërsa në numrin në shumës mbarojnë me -t ose -të,

300

Çka quajmë lakim?

Lakim quhet ndryshimi që pëson emri kur përdoret në fjali.

400

Kur kemi  monolog dhe dialog?

Monolog kemi atëherë kur personazhi flet me vete duke u drejtuar nga publiku.

Dialog kemi kur dy ose më shumë personazhe bisedojnë me njeri-tjetrin.

400

Çka shpreh fjalia thirrmore?

Fjalitë të cilat i shqiptojmë me një ndjenjë të veçantë: me habi, çudi, pakënaqësi, mërzitje, frikë quhet fjali thirrmore. Në fund të tyre vihet pikëçuditje (!).

400

Kur e kemi figurën e hipërbolës?

Kur zmadhojmë jashtë realitetit një veprim, një qenie, një send, veti a dukuri, kemi figurën e hiperbolës.

400

 Çka tregojnë emrat në numrin njëjës dhe shumës?

Emrat në numrin njëjës tregojnë vetëm një njeri, kafshë a një send.

Emrat në numrin shumës tregojnë dy a më shumë njerëz, kafshë a sende.

400

Cili është mesazhi te vjersha ‘’ Harabeli’’?

Mesazhi i vjershës është që ta duam atdheun (vendin tonë). Të mos largohemi nga vendi jonë dhe të punojmë fort për të.                                                                                               Poetit i dhemb zemra për njerëzit që largohen nga vendlindja.

500

Me cilat pyetje mund ta lakojmë emrin në rasa?


Emërore: kush?

Gjinore: i, e kujt?

Dhanore: kujt?

Kallëzore: kë?

Rrjedhore: prej kujt?

500

Çka janë thirrjet?

Thirrjet janë shkrime të shkurtra, me anë të së cilave një njeri ose një shoqatë u drejtohet njerëzve.

500

Nga kush janë krijuar fjalët e urta?

Fjalët e urta janë krijuar nga mësimet që dalin prej përvojës së jetës dhe mesazhet e tyre janë të rëndësishme për çdo kohë.

500

Kur e përdorim ligjëratën e drejtë?

Kur duam të përsëritim fjalët e folësit ashtu siç janë thënë, ne përdorim ligjëratën e drejtë.

500

Lako emrin lis në trajtën e pashquar.

Emërore:   një lis

Gjinore:      i, e një lis-i

Dhanore:    një lis- i

Kallëzore:  një lis

Rrjedhore:  prej një lis-i

M
e
n
u