Bazat e Islamit
Rregullat e Agjërimit
HISTORIA ISLAME
“Kurani – Libri i Shenjtë”
Jeta E Profeteve
100

Cilat janë pesë shtyllat e Islamit?
 

Shehadeti, Namazi, Zekati, Agjërimi i Ramazanit dhe Haxhi.

“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla…”
(Buhariu, Muslimi)

100

A është agjërimi farz për çdo mysliman të rritur?

Po, për çdo mysliman që ka arritur pubertetin, është i shëndoshë dhe nuk ka pengesë ligjore.

100

Cila ishte beteja e parë në Islam?

Beteja e parë në Islam ishte Beteja e Bedrit.

 Ajo ndodhi në vitin 2 Hixhri (624 e.s.) midis muslimanëve të Medinës dhe kurejshëve të Mekës.

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.

(Ali Imran 3:123)

100

Sa xhuzë ka Kurani?  

30

100

Në cilin qytet lindi Profeti Muhamed ﷺ?

Profeti Muhamed ﷺ lindi në qytetin e Mekës, në Arabinë Saudite. 

“Me të vërtetë, shtëpia e parë e ngritur për njerëzit është ajo në Bekke (Mekë)…”
(Ali Imran 3:96)

200

Cili është dallimi mes farzit dhe vaxhibit?
 

 Farzi është obligim i prerë me argument të qartë; mohimi nxjerr nga feja.

 Vaxhibi është obligim me argument më pak të prerë; lënia është mëkat por mohimi nuk nxjerr nga feja.

“Nuk i takon besimtarit dhe as besimtares, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, të kenë zgjedhje tjetër.”
(El-Ahzab 33:36)

200

Çfarë duhet të shmangë agjëruesi përveç ushqimit dhe pijes?

Gënjeshtrën, përgojimin, fjalët e këqija dhe çdo mëkat.

“Kush nuk heq dorë nga gënjeshtra dhe veprimi sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijen.”
(Buhariu)

200

Kur u çlirua Meka?

Kur u çlirua Meka?

Meka u çlirua në vitin 8 Hixhri (630 e.s.).

Ky çlirim ndodhi pa luftë të madhe dhe Profeti ﷺ fali shumicën e banorëve të Mekës.

Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) (En-Nasr 110:1)

200

Cila sure nuk fillon me Bismilah?
 

Sureja Et-Teube

200

Si quhej babai i Profetit Jusuf (a.s.)?

Babai i Profetit Jusuf (a.s.) quhej Jakub (a.s.).


“Vëllezërit e tij thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi një grup i tërë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon. ’”
(Sure Jusuf 12:8)

300

Çfarë është nijeti dhe pse është i rëndësishëm?
 

 Nijeti është qëllimi i zemrës për të kryer adhurimin për hir të Allahut. Pa nijet, ibadeti nuk pranohet.

“Veprat shpërblehen sipas qëllimeve.”
(Buhariu)

300

Çfarë është imsaku?

Imsaku do të thotë ndalimi ose përmbajtja. Në kontekstin e agjërimit, imsaku është ndalimi nga ngrënia, pirja dhe gjërat që e prishin agjërimin, duke filluar nga agimi (sabahu i vërtetë) deri në perëndim të diellit.

300

Kur dhe ku ndodhi Beteja e Uhudit?

Beteja e Uhudit ndodhi në afërsi të malit Uhud, pranë qytetit të Medinës në Arabinë Saudite.U zhvillua në vitin 3 Hixhri (625 e.s.).

 Ajet për këtë betejë:
Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit
(Ali Imran 3:152)

300

Cila është sureja më e shkurtër?
 

Sureja El-Kevther

300

Cili profet u shpëtua nga balena?

Profeti që u shpëtua nga balena është Junusi (a.s.). 

Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit,Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë. (Es-Saffat 37:139-145)

400

Cilat janë gjërat kryesore që e prishin agjërimin dhe pse konsiderohen të tilla?


Ngrënia, pirja,vjellja me qëllim. Ato bien ndesh me thelbin e agjërimit – përmbajtjen.

“Hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë nga fija e zezë e agimit…”
(El-Bekare 2:187)

400

Nëse një agjërues udhëton gjatë ditës së Ramazanit, a lejohet ta prishë agjërimin pasi ka filluar dita?


Po, shumica e dijetarëve lejojnë prishjen nëse udhëtimi është i vlefshëm sipas Sheriatit.


“E kush është në udhëtim, le t’i agjërojë ato ditë më vonë.”
(El-Bekare 2:185)

400

Kush e ngriti Qaben sipas Kuranit?

Ibrahim (a.s.) dhe Ismaili (a.s.)

Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka! 

 (El-Bekare 2:127)

400

Sa ajete ka Kurani?
 

Rreth 6236.

400

Si arriti Jusufi (a.s.) nga burgu në pozitë të lartë në Egjipt?

Profeti Jusuf (a.s.) doli nga burgu pasi interpretoi saktë ëndrrën e mbretit të Egjiptit. Ai shpjegoi se do të vinin shtatë vite bollëk dhe shtatë vite thatësirë, dhe sugjeroi një plan për ruajtjen e ushqimit gjatë krizës. 

Mbreti tha: “Ma sillni atë, do ta marr pranë vetes.” Pasi bisedoi me të, i tha: “Qysh sot, ti ke pozitë të lartë dhe je i besuar.”

(Jusuf 12:54)



500

Cilat janë tre llojet e Haxhit?

Ifrad, Kiran dhe Temettu.

“Plotësoni Haxhin dhe Umren për Allahun.”
(El-Bekare 2:196)

500

Çfarë është fidja?


Fidja është kompensim që jepet nga personi që nuk mund të agjërojë për arsye të përhershme (si sëmundje kronike), duke ushqyer një të varfër për çdo ditë të lënë.

500

Pse quhej Khalid ibn al-Walid “Shpata e Allahut”?

Për trimërinë dhe strategjinë e tij në beteja.

 Hadith:
“Ai është një shpatë prej shpatave të Allahut.”
(Buhariu)
— për Khalid ibn al-Walid

500

Sa herë përmendet Musai (a.s.) ne Kuran?
 

Rreth 136 herë.

500

Pse quhet Ibrahimi a.s. ” Haliluhhah”  ( Miku I Allahut)?

Ibrahimi (a.s.) u quajt Halilullah sepse ai arriti një gradë shumë të lartë të sinqeritetit dhe nënshtrimit të plotë ndaj Allahut.

  • U hodh në zjarr për shkak të besimit të tij, por nuk u tërhoq.

  •  Pranoi urdhrin për të sakrifikuar djalin e tij si provë e bindjes.

  •  Sakrifikoi familjen dhe vendin e tij për të përhapur teuhidin.

  •  Hadithi:
    Profeti ﷺ ka thënë:
    “Vërtet Allahu e ka marrë Ibrahimin si mik të ngushtë.”
    (Muslimi)


M
e
n
u