A
B
C
D
E
100

Cilat janë pjesët kryesore të bimës?

Pjesët kryesore të bimës janë: rrënja, kërcelli dhe gjethet.

100

Me çfarë prejardhje janë materialet?

Materialet janë me prejardhje bimore, shtazore, natyrore dhe të përpunuara.

100

Sa është herësi kur pjesëtojmë dy numra të njëjtë ( të barabartë)?

Kur pjesëtojmë dy numra të njëjtë (të barabartë), herësi është gjithmonë 1.

100

Çka është natyra?

Natyra është mjedisi që ndodhet përreth nesh.

100

Kush janë përbërësit kryesorë të ajrit?

Përbërësit kryesorë të ajrit janë: azoti, oksigjeni, dioksidi i karbonit.

200

Çfarë do të thotë të pjesëtosh në numër?

Të pjesëtosh një numër do të thotë ta ndash atë në pjesë të barabarta.

200

Si quhet ndryshe vetia e ndërrimit të vendeve të mbledhorëve?

Quhet veti komutative dhe është: a + b = b + a.

200

Çfarë ndodh me qiriun, kur mbi të e vendosim një gotë? Pse?

Qiriu do të fiket. Sepse pa oksigjen nuk mund të digjet asgjë në Tokë.

200

Kur shumëzojmë një numër me zero, sa është prodhimi?

Kur shumëzojmë një numër me 0, prodhimi është gjithonë i barabartë me zero (0).

200

Çka është fotosinteza?

Fotosinteza është procesi i prodhimit të oksigjenit nga bimët.

300

Trego DISA mijëshet e plota.

Mijëshet e plota janë: 1000, 2000, 3000, 4000, 5000, 6000, 7000, 8000, 9000.

300

Përmend disa burime të ripërtëritshme.

Burime të ripërtëritshme janë: energjia e diellit, energjia e erës, energjia e ujit.

300

Çka siguron riprodhimi?

Riprodhimi siguron vazhdimësinë e  gjallesave, duke parandaluar kështu zhdukjen e tyre.

300

Si quhet ndryshe vetia distributive?

Vetia distributive ndryshe quhet vetia e shpërndarjes.

300

Cilat janë tri mënyrat e pjalmimit të bimëve?

Vetëpjalmimi, pjalmimi me anë të erës dhe pjalmimi me anë të insekteve.

400

Si quhen lëndët të cilat nuk mund të treten në ujë ose në lëngje?

Lëndët të cilat nuk mund të treten në ujë ose në lëngje quhen lëndë të patretshme.

 Të tilla janë: rëra, pluhuri i shkumësit, orizi etj.

400

Kur shumëzojmë një numër me 1, sa është prodhimi?

Kur shumëzojmë një numër me 1, prodhimi është i barabartë me numrin që shumëzojmë.

400

Te cilat veprime vlen vetia e ndërrimit të vendeve?

Vetia e ndërrimit të vendeve vlen për mbledhjen dhe shumëzimin.

400

Çfarë sigurojmë nga ushqimi?

Nga ushqimi sigurojmë energjinë për të folur, për të ecur, për të menduar, për të luajtur etj.  

400

Çka kuptojmë me fjalën komunitet?

Me fjalën komunitet kuptojmë një grup njerëzish, të cilët kanë interesa të përbashkët, jetojnë në të njëjtin vend dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, për ta bërë jetën individuale dhe shoqërore më të mirë.

500

Çka është algoritmi?

Algoritmi është një recetë, që të tregon hapat që duhet të ndjekësh për të zgjidhur një detyrë. Në gjuhën e matematikës përdorim fjalën algoritëm.

500

Nëse njëri nga mbledhorët rritet për një numër kurse mbledhori tjetër zvogëlohet po për atë numër, ҫfarë ndodh me shumën?

Shuma mbetet e njejtë.

500

Nga kush përbëhet bashkësia e numrave të plotë?

Bashkësia e numrave të plotë përbëhet nga: zero, numrat pozitivë dhe numrat negativë.

500

Cilat janë disa veti në bazë të cilave mund t’i grupojmë materialet?

Materialet mund të grupohen në bazë të fortësisë, shkëlqimit, përkulshmërisë, përshkueshmërisë etj.

500

Çka është paragjykimi dhe diskriminimi?

Paragjykimi është një mendim i padrejtë, i formuar paraprakisht për njerëz ose grupe shoqërore, pa i njohur mirë ata.

Diskriminimi është trajtim i pabarabartë i njerëzve ose i grupeve, bazuar në karakteristika të tilla, si: raca, gjuha, gjinia, mosha, kultura, statusi familjar, paaftësia etj.

M
e
n
u