E vërtetë apo e gabuar: Duhani ndihmon për të ulur stresin.
Gabim – Mund të duket sikur ndihmon, por në të vërtetë rrit stresin me kalimin e kohës.
Si përpiqet industria e duhanit ta bëjë duhanin tërheqës për të rinjtë?
Përdorin ngjyra të ndezura, shije të ëmbla dhe rrjete sociale.
Cilin organ e dëmton më shumë pirja e duhanit?
Mushkëritë
Cila substancë shkakton varësi në cigare?
Nikotinina
E vërtetë apo e gabuar: Vapat janë të sigurta dhe nuk përmbajnë kimikate të dëmshme.
Gabim – Shumë vapa përmbajnë nikotinë dhe substanca toksike që dëmtojnë mushkëritë.
Cili është një taktikë marketingu që përdorin për adoleshentët?
E shfaqin si një mënyrë për të qenë rebel apo i pavarur.
Cili është një efekt i menjëhershëm kozmetik i duhanit?
Dhëmbë të verdhë, erë e keqe në gojë, rrudha
E vërtetë apo e gabuar: Nikotinina ndikon në përqendrimin e adoleshentëve.
E vërtetë – Ndikon në zhvillimin e trurit.
Mit apo Fakt: “Mund të lë duhanin kur të dua.”
Mit – Nikotinina është shumë e varësisë dhe e vështirë për t’u lënë.
E vërtetë apo e gabuar: Industria e duhanit ka për qëllim të të mbrojë shëndetin.
Gabim – Qëllimi i tyre është të krijojnë klientë të përhershëm.
E vërtetë apo e gabuar: Duhani prek vetëm mushkëritë.
Gabim – Prek edhe zemrën, qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar.
Çfarë i bën trurit nikotinina?
Shkakton varësi duke çliruar dopaminë.
Cila është e vërteta për duhanin dhe kancerin në mushkëri?
Duhani është shkaktari kryesor i kancerit në mushkëri.
Pse i synojnë adoleshentët?
Sepse duan që ata të fillojnë herët dhe të mos ndalojnë.
Si ndikon duhani në zemër?
Bllokon enët e gjakut duke shkaktuar sëmundje të zemrës.
Pse është më e vështirë të lësh duhanin me kalimin e kohës?
Sepse trupi bëhet i varur nga nikotinina.
Cilin mit e përdor industria e duhanit për ta bërë pirjen të duket “cool”?
Ata përdorin reklama me influencues për të krijuar një imazh tërheqës.
Çfarë i bën cigaret elektronike të duken “më pak të dëmshme” në fushatat e marketingut?
Me ngjyra të bukura, dizajn tërheqës dhe shije që të ngatërrojnë.
Cili është një efekt afatgjatë i duhanit në sistemin imunitar?
Dobëson aftësinë për të luftuar sëmundjet.
Si ndikon nikotinina në vendimmarrjen tek adoleshentët?
Ndikon në zhvillimin e trurit dhe kontrollin e impulseve.