Çdo person brenda shoqërisë quhet...?
INDIVID
Çfarë është revolucioni?
Ndryshime rrënjësore në sferën shoqërore, ekonomike dhe politike.
Çfarë studion sociologjia?
Shoqërinë, strukturën, marrëdhëniet, grupet dhe problemet shoqërore.
Cilat janë metodat hulumtuese në sociologji?
Metoda kuantitative dhe kualitative
Cilat janë 3 teoritë klasike?
Pozitivizmi, Historicizmi dhe Marksizmi.
Cila është thënia e Aristotelit për njeriun?
“Njeriu është kafshë politike.”
Cili revolucion pati ndikim kryesisht politik?
Revolucioni Francez
Çfarë do të thotë societas?
Shoqëri
Çfarë janë metodat kuantitative?
Metoda që priren drejt statistikave dhe të dhënave sasiore.
Përmend 2 teori bashkëkohore?
Strukturalizmi, funksionalizmi,
Pse njeriu ka nevojë për bashkëpunim?
Sepse si qenie natyrore nuk është i vetëmjaftueshëm dhe bashkëpunimi ndihmon në plotësimin e nevojave.
Cili revolucion lidhet kryesisht me zhvillimin ekonomik?
Revolucioni Anglez/Industrial
Çfarë do të thotë logos?
Të folur / shkencë
Çfarë janë metodat kualitative?
Metoda që merren me histori, rrëfime, ndjenja, mendime dhe bindje.
Kush e themeloi pozitivizmin?
Ogyst Konti
Cilat janë 3 raportet individ–shoqëri?
Shoqëria e nënshtron individin; individi i nënshtrohet shoqërisë; raport i balancuar.
Cilat janë 3 ngjarjet që ndikuan në lindjen e sociologjisë?
Revolucioni Francez, Revolucioni Anglez dhe zhvillimi i shkencës moderne.
Kush e përdori i pari termin “sociologji”?
Ogyst Konti
Cilat janë 4 metoda kualitative?
Intervista, vëzhgimi, rrëfimi gojor dhe fokus grupet.
Cilat janë dy klasat sipas Marksit?
Borgjezia dhe proletariati.
Pse shoqëria nuk është vetëm shumë individësh?
Sepse shoqëria është tërësi marrëdhëniesh. Nuk mjafton vetem numera por duhet të ketë marrëdhënie të ndërsjellë.
Përmend 3 probleme të shoqërisë industriale?
Varfëria, urbanizimi i shpejtë dhe kushtet e këqija të jetesës/punës.
Si e quajti fillimisht Konti sociologjinë?
Fizikë sociale
Çfarë është dallimi mes popullatës dhe mostrës?
Popullata është tërësia e rasteve që mund të studiohen; mostra është pjesa e përzgjedhur që përfaqëson popullatën.
Çfarë është fakti social sipas Durkhemit?
Një kategori që mund të studiohet dhe të vërtetohet përmes përvojës.