Çka studion psikologjia sociale?
Studion si ndikojnë të tjerët në mendimet dhe sjelljen tonë.
Në çfarë bazohet përshtypja e parë?
Në pamjen fizike.
Çka është paragjykimi?
Gjykim paraprak pa njohur mirë personin.
Çka është grupi?
Bashkim njerëzish me qëllime të përbashkëta.
Çka është agresioni?
Sjellje që dëmton të tjerët
Çka janë skemat?
Supozime për njerëzit ose ngjarjet.
Një anë pozitive e skemave?
Na ndihmojnë të parashikojmë sjelljen.
Çka është stereotipi?
Supozim për një grup njerëzish.
Përmend 1 faktor për zgjedhjen e miqve
Afërsia / ngjashmëria / miratimi.
Çka është qëndrimi?
Mënyra si mendojmë, ndiejmë dhe veprojmë ndaj diçkaje.
Cilat janë 3 elementet e qëndrimit?
Mendim, emocion, sjellje.
Çka është diskriminimi?
Trajtim i pabarabartë i një grupi.
Çka është vetëkoncepti?
Si e shohim veten.
Përmend 3 elemente të grupit
Ndërveprimi, komunikimi, qëllimet.
Çka është altruizmi?
Ndihmë pa pritur shpërblim.
Cilat janë 3 pjesët e dashurisë sipas Sternberg?
Intimitet, pasion, angazhim.
Çka është konformizmi?
Përshtatja me grupin.
Çka është bindja (obedience)?
Ndryshim sjelljeje nga autoriteti.
Çka është koheziviteti i grupit?
Sa i bashkuar është grupi.
Çka është efekti i spektatorit?
Kur nuk ndihmojmë sepse ka të tjerë
Dallimi mes identitetit personal dhe social?
Personal = tiparet e individit, Social = grupet ku bën pjesë.
Dallimi mes kulturës individualiste dhe kolektiviste?
Individualiste = fokus te individi, kolektiviste = te grupi.
Cilat janë 2 llojet e konformizmit?
Normativ dhe informativ.
Çfarë është shpërndarja e përgjegjësisë?
Kur mendojmë që dikush tjetër do ndihmojë.
Si ndikon frustrimi në agresivitet?
Mund të çojë në sjellje agresive.