Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?
Kryefjala
Kallëzuesi
Sa lloje janë kallëzuesit?
Kallëzues foljor dhe emëror
Sa lloj përcaktorësh kemi?
me përshtatje, me drejtim , me bashkim
Ç' është ndajshtimi?
Ndajshtimi është një lloj përcaktori që shënon një karakteristikë të emrit a grupit emëror që ai përcakton.
Me çfarë pyetje gjendet kryefjala?
Pyetjet: Kush, Cili, Cila, Cilët, Cilat
Si klasifikohet kallëzuesi foljor?
Kallëzues foljor i thjeshtë dhe kallëzues i përbërë.
Me se shprehet përcaktori me përshtatje?
Shprehet me: mbiemër, përemër, numërorin tre
Me se shprehet ndajshtimi?
Me emër në trajtëne pashquar ose grup emëror.
Në fjalinë: Libri është shumë i bukur.
kryefjala shprehet:
emër
Ç'lloj kallëzuesish kemi në fjalinë?
Moti ishte i ftohtë.
kallëzues emëror
Me se shprehet përcaktori me drejtim?
Shprehet me : emër në rasën gjinore, kallëzore , rrjedhore.
Ç'farë tregon ndajshtimi në fjalinë?
Xha vangjeli na fliste shpesh për jetën e tij.
marrëdhënie farefisnore
Në fjalinë: Cili të do më shumë?
Kryefjala shprehet me:
përemër pyetës
Si formohet kallëzuesi i përbërë?
Formohet nga: foljet modale
mund + folje në lidhore
duhet + folje në lidhore ose pjesore
do + pjesore e foljes
foljet që tregojnë zhvillimin e veprimit:
filloj + folje në lidhore
vazhdoj + folje në lidhore
mbaroj + emër prejfoljor
Ç'lloj përcaktori kemi në fjalinë?
Kujtimi për të kaluarën e ngacmonte gjithmonë.
për të kaluarën ,përcaktor me bashkim
Ç'farë tregon ndajshtimi në fjalinë:
Mësues Bardhyli është mësues i ri.
profesion
Në fjalinë: Të vegjlit luanin pranë shtëpisë së tyre.
Cila është kryefjala dhe me se shprehet?
Kryefjala: të vegjlit
Shprehet: mbiemër të emërzuar
Ç'lloj kallëzuesi kemi në fjalinë: Nxënësit filluan të përgatiteshin për konkursin.
kallëzues i përbërë
Në cilën rasë është emri si përcaktor në fjalinë?
Ai jetonte në një kasolle kashte.
kashte, në rasën rrjedhore
Ç'farë ndajshtimi kemi në fjalinë:
Skëndërbeu , heroi ynë kombëtar, shquhej për forcën e tij.
ndajshtim i veçuar