Çka është demokracia liberale?
Formë qeverisjeje ku pushteti buron nga populli dhe respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut.
Përmend një të drejtë themelore të njeriut në demokraci liberale.
E drejta e jetës, e drejta e fjalës, e drejta e votës (vetem nje me permen mjafton)
Sa pushtete kryesore ekzistojnë në demokraci liberale?
Tri pushtete
Çfarë janë partitë politike?
Organizata që përfaqësojnë ide dhe interesa politike.
Cila është dallimi mes demokracisë liberale dhe diktaturës?
Demokracia liberale respekton liritë dhe zgjedhjet, ndërsa diktatura jo
Kush e ushtron pushtetin në demokraci liberale?
Populli
A lejohet liria e shprehjes në demokracinë liberale?
Cili pushtet i bën ligjet?
Pushteti legjislativ
Pse është i rëndësishëm pluralizmi politik?
Sepse lejon ekzistencën e shumë mendimeve dhe partive.
Pse zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme?
Që vullneti i popullit të shprehet drejtë
Çfarë roli kanë zgjedhjet në demokracinë liberale?
Zgjedhjet u japin qytetarëve mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Çka do të thotë e drejta e votës?
E drejta e votës është e drejta e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhje.
Çfarë bën pushteti ekzekutiv?
Zbaton ligjet dhe drejton qeverinë
Çka bën opozita në një shtet demokratik?
Opozita kontrollon qeverinë dhe propozon ide të reja.
Si mbrohet demokracia liberale nga keqpërdorimi i pushtetit?
Me ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit.
Çka do të thotë demokraci përfaqësuese?
Demokracia përfaqësuese është kur qytetarët zgjedhin përfaqësues që vendosin në emër të tyre.
Pse mbrohen të drejtat e pakicave?
Që të mos diskriminohen dhe të kenë të drejta të barabarta.
Pse është i rëndësishëm pushteti gjyqësor?
Sepse siguron drejtësi dhe zbatimin e ligjit.
Si kontrollohet pushteti në demokraci liberale?
Përmes ligjit, opozitës, medias dhe zgjedhjeve.
Pse kushtetuta është shumë e rëndësishme?
Sepse përcakton rregullat e shtetit dhe mbron të drejtat e qytetarëve.
Cili dokument garanton të drejtat e njeriut në një shtet demokratik?
Kushtetuta
Çka nënkupton liria e medias?
Që media mund të informojë lirshëm pa presion nga shteti
Çka do të thotë ndarja e pushteteve?
Që pushtetet të jenë të ndara për të shmangur abuzimin me pushtetin.
Çfarë roli ka qytetari në sistemin demokratik?
Të votojë, të shprehë mendimin dhe të respektojë ligjin.
Çfarë ndodh nëse nuk respektohen të drejtat e njeriut?
Shkelet demokracia dhe krijohet padrejtësi.