Fjalitë njëkryegjymtyrëshe
Fjali njëkryegjymtyrëshe foljore me vetë të përcaktuar
Fjali njëkryegjymtyrëshe foljore me vetë të papërcaktuar
Fjali njëkryegjymtyrëshe foljore me vetë të përgjithësuar
100

Çfarë janë fjalitë njëkryegjymtyrëshe?

Janë fjali me një kryegjymtyrë.Megjithatë, ato janë të plota,si nga ana kuptimore,ashtu edhe nga ana gramatikore,dhe kanë intonacion të përfunduar.

100

Çfarë shprehin fjalitë me vetë të përcaktuar?

Ato shprehin veprime ose ngjarje që ndodhin, ku vepruesi nuk thuhet drejtpërdrejt.

100

Çfarë dallon fjalinë me vetë të papërcaktuar nga fjalitë me vetë të përcaktuar?

 Në fjalitë me vetë të papërcaktuar, vemendja përqendrohet te veprimi, ndërsa vepruesi nuk njihet ose nuk është i nevojshëm të përcaktohet.


100

Çfarë veprimesh shprehin fjalitë me vetë të përgjithësuar?

Ato shprehin veprime që mund t’i kryejë kushdo, përfshirë edhe folësi.


200

Si dallohen fjalitë sipas ndërtimit?

Fjali dykryegjymtyrëshe (me të dyja gjymtyrët kryesore të pranishme):Nxënësit mësojnë me përkushtim.

Fjali njekryegjymtyrëshe me gjymtyrë foljore:Po bie shi.

Fjali njekryegjymtyrëshe me gjymtyrë emërore:Një ditë e bukur.


200

Si bëhet i qartë vepruesi në këto fjali?

Vepruesi kuptohet nga mbaresat e foljes që tregojnë personin dhe numrin.

200

Në cilën vetë dhe numër janë zakonisht foljet në fjalitë me vetë të papërcaktuar?

Kryegjymtyra shprehet zakonisht me folje në vetën e tretë shumës.


200

Në cilën vetë dhe numër janë zakonisht foljet në fjalitë me vetë të përgjithësuar?

Zakonisht foljet janë në vetën e dytë njëjës.


300

Si ndahen fjalitë njekryegjymtyrëshe sipas ndërtimit të tyre?

Fjalitë njekryegjymtyrëshe ndahen në të pazgjeruara dhe të zgjeruara; të pazgjeruarat përbëhen vetëm nga gjymtyra kryesore, ndërsa të zgjeruarat kanë edhe gjymtyrë të tjera plotësuese.


300

Në cilat veta përdoren këto fjali?

Përdoren kryesisht në vetën e parë dhe të dytë, njëjës ose shumës.

300

Në cilat kohë dhe mënyra përdoren më shpesh fjalitë me vetë të papërcaktuar?

Më shpesh përdoren në kohën e kryer të thjeshtë dhe në tashmen e dëftores, por mund të përdoren edhe në kohë dhe mënyra të tjera.


300

Cili është ndryshimi kryesor mes fjalive me vetë të përgjithësuar dhe atyre me vetë të papërcaktuar?

Fjalitë me vetë të përgjithësuar kanë karakter përgjithësues dhe nuk përjashtojnë folësin, ndërsa fjalitë me vetë të papërcaktuar kanë veprues të kufizuar dhe zakonisht përjashtojnë folësin.

400

Cilat quhen kryegjymtyrë dhe pse?

Kryegjymtyrë quhen kryefjala dhe kallëzuesi, sepse janë gjymtyrë organizuese të fjalisë.

400

Çfarë kuptimesh mund të shprehin këto fjali?

Ato mund të shprehin pohim, pyetje, nxitje ose dëshirë, sipas qëllimit të folësit.

400

Në cilat stile të gjuhës përdoren më shpesh fjalitë me vetë të papërcaktuar?

Ato përdoren kryesisht në letërsinë artistike dhe shumë pak në shkrimet shkencore dhe publicistike.

400

Në cilat stile të gjuhës përdoren më shpesh fjalitë me vetë të përgjithësuar?

Përdoren shumë në letërsinë artistike, veçanërisht në fjalë të urta, proverba dhe thënie me karakter përgjithësues, por ato përdoren në të gjitha stilet e gjuhës letrare.


500

Ku përdoren fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore dhe emërore?

Fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore përdoren në stilin publicistik dhe shkencor, ndërsa fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore përdoren në stilin letrar dhe bisedor.


500

Në cilat mënyra foljore përdoren më shpesh fjalitë me vetë të përcaktuar dhe për çfarë qëllimi?

Fjalitë me vetë të përcaktuar përdoren shpesh në mënyrën urdhërore, dëftore, lidhore dhe dëshirore.

Shembuj:

   Mënyra urdhërore (nxitëse): Uluni nëpër vende!

  • Mënyra lidhore: Le të shkojmë me të tjerët!
  • Mënyra dëftore: Shkojmë pak më përpara në takim.
  • Mënyra dëshirore: Dalshi me sukses!


500

Jep tre shembuj të fjalive me vetë të papërcaktuar dhe shpjego pse vepruesi nuk përmendet.


  • Nxito, se po të presin në klasë. – Vepruesi nuk përmendet sepse rëndësi ka urgjenca e veprimit.
  • Erisin e caktuan te rrethi i fizikes. – Vepruesi nuk është i rëndësishëm; vemendja është te veprimi.
  • Bënte dimër i ashpër. – Nuk ka nevojë për veprues, sepse përshkrimi i motit fokusohet tek veprimi i natyrës.


500

Jep tre shembuj të fjalive me vetë të përgjithësuar.

Ç'të mbjellësh, do të korrësh.

Më mirë të dish se sa te kesh.

Të voglin e familjes e gjeje në çdo cep të shtëpisë.