Cilat janë tre llojet kryesore të shqisave tek shtazët?
Përgjigje: Shqisat mekanike, optike dhe kimike.
Cila shqisë përdoret për të parë dritën dhe ngjyrat?
Përgjigje: Shqisa optike (shikimi)
Si quhen shtazët që nuk kanë shtyllë kurrizore?
Përgjigje: Shtazë të pakurrizore.
Cila gjendër quhet “gjendra kryesore” e sistemit endokrin?
Përgjigje: Hipofiza.
Jepni një shembull të një shtaze të pakurrizore.
Përgjigje: Kërmilli, krimbi, merimanga ose insektet.
Në sa mënyra kryesore riprodhohen shtazët?
Përgjigje: Në dy mënyra: seksualisht dhe aseksualisht.
Cila shqisë ndihmon shtazët të ndiejnë aromat dhe shijet?
Përgjigje: Shqisa kimike.
Si quhen shqisat që ndiejnë prekjen dhe dridhjet?
Përgjigje: Shqisat mekanike.
Si quhet sëmundja kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë?
Përgjigje: Diabeti.
Cila gjendër prodhon insulinën?
Përgjigje: Pankreasi.
Pse është i rëndësishëm sistemi i riprodhimit tek shtazët?
Përgjigje: Sepse mundëson shumimin dhe vazhdimin e llojit.
Cili eshte roli i indit mekanik?
Indi mekanik e mban bimën të fortë dhe drejt dhe e mbron nga thyerja.
Si quhen indet e veqanta te bimeve .
Indet e veçanta të bimëve janë: indi mbrojtës, përçues, mekanik dhe themelor.
Cila gjendër ndodhet në qafë dhe rregullon metabolizmin?
Përgjigje: Tiroide.
Si rriten bimet?
Bimët rriten duke u ndarë dhe zgjatur qelizat, sidomos në majat e rrënjës dhe kërcellit.
Trego rolin e indit themelor
Indi themelor shërben për fotosintezë, ruajtje të ushqimit dhe mbushje të hapësirave në bimë.
Cfare ndodh kur prodhimi i tiroksines rritet?
Kur rritet tiroksina, ndodh hipertiroidizëm, që përshpejton metabolizmin dhe shkakton simptoma si rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje peshe.
Shqisat e butakëve janë të zhvilluara në mënyra të ndryshme: ata kanë organe për prekjen, shijen dhe nuhatjen, ndërsa shumë prej tyre (sidomos kallamarët dhe oktapodët) kanë sy të zhvilluar mirë për shikim;
Gjëndra tiroide rregullon metabolizmin me hormonet e saj, ndërsa paratiroide rregullon kalciumin në gjak.
Epiderma tek bimët është shtresa e jashtme e qelizave që mbulon dhe mbron gjethet, gjethët dhe rrënjët nga dëmtimet, humbja e ujit.
Trego si ndahet veshi dhe pjeset perberese te tij.
Veshi i jashtëm – llapa e veshit dhe kanali i veshit
Veshi i mesëm – daullja dhe eshtrat e vegjel
Veshi i brendshëm – kermilli i veshit dhe nervi i degjimit
Si eshte sistemi i riprodhimit te gjitaret
Sistemi riprodhues i gjitarëve tek meshkujt prodhon spermë dhe hormone mashkullore, ndërsa tek femrat prodhon vezë, hormone femërore dhe mundëson zhvillimin e embrionit.
Pjesët kryesore të syrit janë: kornea, irisi, bebëza, thjerrëza, muskuli,retina, pektni, sklereza, koroidi dhe nervi optik.
Trego rendesin biologjike, ekonomike dhe mjeksore te indit sekretues
Indi sekretues është i rëndësishëm sepse biologjikisht prodhon hormone dhe enzima, ekonomikisht përdoret për ushqim dhe produkte, dhe mjekësore ndihmon në ilaçe dhe trajtime për sëmundje.
Cilat nga llojet shtazore e kane shqisen e nuhatjes me te zhvilluar?
Shqisa e nuhatjes është më e zhvilluar tek qenit, disa mace dhe disa gjitarë të egër.