Gjuhë shqipe
Njeriu dhe Natyra
Shoqëria dhe Mjedisi
Histori
Sfiduese
100

23 Prilli është Dita Ndërkombëtare e ______.

22 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Librit.

100

Cili është planeti ku jetojmë?

Planeti Tokë.

100

Thuaj 3 shkolla në qytetin tënd.

Mustafë Venhari, Naim Frashëri, Ali Kelmendi, etj.

100

Kur u shpall Pavarësia e Kosovës?

Më 17 Shkurt, 2008.

100

Thuaj emrat e disa autorëve që njeh?

Naim Frashëri, Rrahman Dedaj, Agim Deva, etj. 

200

Kur është Dita e Librit për Fëmijë?

Dita e Librit për Fëmijë është më 2 Prill. 

200

Temperatura matet me _____.

Temperatura matet me Celsius.

200

Çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur mjedisin pastër?

Të mos hedhim mbeturina, të kujdesemi për natyrën ...

200

Kush ishte komandanti legjendar?

Adem Jashari

200

Thuaj emrat e disa librave që njeh?

Medajloni, Liza në Botën e Çudirave, Dheu është flori, etj.

300

Cila është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare?

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është me 21 Shkurt.

300

Cili është burimi kryesor i dritës dhe nxehtësisë në botë?

Burimi kryesor i dritës dhe nxehtësisë në botë është Dielli.

300

Cilët janë njerëzit që nuk harrohen?

Njerëzit që nuk harrohen janë ata që kanë kontribuar për lirinë, pavarësinë, shëndetësinë dhe arsimimin në vendin tonë.

300

Cila është data e Pavarësisë së Shqipërisë?

28 Nëntor, 1912

300

Fluturon pa krahë, qan pa sy. Çfarë është?

Reja.

400

Si quhet libri me të cilin kemi mësuar shkronjat?

Librit me të cilin kemi mësuar shkronjat quhet Abetare.
400

Çfarë i nevojitet një bime për të jetuar?

Dritë, ujë, ajër dhe tokë(dhe).

400

Cilat janë simbolet e shtetit?

Flamuri, himni dhe stema.

400

Në cilin qytet u shpall Pavarësia e Shqipërisë?

Në Vlorë. 

400

Kam qytete, por jo shtëpi. Unë kam male, por jo pemë. Unë kam ujë, por jo peshk. Çfarë jam unë?

Harta.

500
Çfarë është drejtshkrimi?

Drejtshkrimi është grupi i rregullave që na tregojnë si të shkruajmë fjalët saktë në gjuhën shqipe.

500

Cilët janë përbërësit kryesorë të ajrit?

Përbërësit kryesorë të ajrit janë: azoti, oksigjeni dhe dioksidi i karbonit

500

Cilat janë bukuritë natyrore të Kosovës?

Ujëvara e Mirushës, Gryka e Rugovës, Bjeshkët e Nemuna, etj. 

500

Cilat janë monumentet historike në qytetin tonë?

Kalaja, Ura e Gurit, Hamami ...

500

Cila ndërtesë ka më shumë histori?

Biblioteka.