TRAGJEDI
KOMEDI
DRAMË
ELEMENTE TË TEKSTIT DRAMATIK
NJOHURI TË PËRGJITHSHME
100

Përmend titullin e një tragjedie dhe autorin e saj.

"Prometeu", Eskili

100

Ç'figura letrare përdor autori për të arritur komizmin?

Ironinë, satirën, sarkazmën, groteskun

100

Meqenëse drama të jep më shumë mundësi shprehëse, ajo shkruhet në vargje apo në prozë?

Prozë

100

Përbërësit në një vepër dramatike janë:..........., ........., ........... .

dialogu, monologu, didaskalitë.

100

Teatri është një bashkësi artesh, listo disa prej tyre.

Letërsi, pikturë, muzikë, skenografi, kostumografi etj.

200

Çfarë është “faji tragjik” i personazhit?

“Faji tragjik” është dobësia ose gabimi që çon heroin drejt rënies.

200

Me çfarë lidhet subjekti në komedinë "Pas vdekjes"?

Dëshira e çdo njeriu për të marrë vesh se çfarë do të thuhet për të, pas vdekjes.

200

A është e ndërtuar saktë shprehja: "Konfliktet e dramës janë njerëzore dhe zgjidhen me ndihmën e hyjnive."

Jo, në dramë mungojnë hyjnitë.

200

Çfarë janë didaskalitë?

Japin sqarime, udhëzime për skenën, lëvizjet dhe interpretimin.

200

Cila është struktura e një teksti dramatik?

Akte, skena

300

Si lidhet tragjedia me katarsisin (pastrimin shpirtëror)?

Tragjedia shkakton katarsis duke nxitur mëshirë dhe frikë tek publiku.

300

Cila është karakteristika kryesore e komedisë?

E qeshura, e cila realizohet duke shformuar apo mospërputhur fjalët me veprimet e personazheve.

300

Pse drama konsiderohet një ndërmjetëse mes tragjedisë dhe komedisë?

Sepse përfshin elemente serioze si tragjedia dhe situata të jetës si komedia.

300

Çfarë kupton me monolog? Po me dialog?

Monologu është fjalim i një personazhi (komunikim me veten); dialogu është bisedë mes disa personazheve.

300

Cili është konflikti në tragjedinë "Romeo dhe Zhuljeta"?

Hasmëria mes dy familjeve Kapulet dhe Montagë. Mëritë e pakuptueshme midis njerëzve nga zakonet e egra.

400

Çfarë e dallon një konflikt tragjik nga një konflikt i zakoshëm?

Konflikti tragjik është i thellë, i pazgjidhshëm dhe shpesh përfundon me pasoja fatale.

400

Pse themi se komedia ka stil të ulët

Tematika në komedi lidhet me jetën e përditshme, të zakonshme, prandaj personazhet përdorin shprehje të të folurit popullor.

400

Pse drama moderne shmang shpesh fundet ekstreme?

Sepse synon realizëm dhe shmang ekstremet si vdekja apo fundet krejtësisht të lumtura.

400

Ç'kënaqësi marrim gjatë leximit të një teksti dramatik?

Kënaqësi estetike.

400

Çfarë paralajmërojnë fjalët e heroinës Zhuljetë:

"Nga kjo urrejtje e vetme për çudi/ m'u ngjallka sot e vetmja dashuri!/ Ajo që pres më duket s'e s'do vijë/ dhe ajo që s'pres më parë do të mbërrijë!

Shenja paralajmëruese të dashurisë së rrëmbyeshme, si dhe shenja paralajmëruese se një tragjedi nuk mund të shmanget në këtë dashuri.