Përmend titullin e një tragjedie dhe autorin e saj.
"Prometeu", Eskili
Ç'figura letrare përdor autori për të arritur komizmin?
Ironinë, satirën, sarkazmën, groteskun
Meqenëse drama të jep më shumë mundësi shprehëse, ajo shkruhet në vargje apo në prozë?
Prozë
Përbërësit në një vepër dramatike janë:..........., ........., ........... .
dialogu, monologu, didaskalitë.
Teatri është një bashkësi artesh, listo disa prej tyre.
Letërsi, pikturë, muzikë, skenografi, kostumografi etj.
Çfarë është “faji tragjik” i personazhit?
“Faji tragjik” është dobësia ose gabimi që çon heroin drejt rënies.
Me çfarë lidhet subjekti në komedinë "Pas vdekjes"?
Dëshira e çdo njeriu për të marrë vesh se çfarë do të thuhet për të, pas vdekjes.
A është e ndërtuar saktë shprehja: "Konfliktet e dramës janë njerëzore dhe zgjidhen me ndihmën e hyjnive."
Jo, në dramë mungojnë hyjnitë.
Çfarë janë didaskalitë?
Japin sqarime, udhëzime për skenën, lëvizjet dhe interpretimin.
Cila është struktura e një teksti dramatik?
Akte, skena
Si lidhet tragjedia me katarsisin (pastrimin shpirtëror)?
Tragjedia shkakton katarsis duke nxitur mëshirë dhe frikë tek publiku.
Cila është karakteristika kryesore e komedisë?
E qeshura, e cila realizohet duke shformuar apo mospërputhur fjalët me veprimet e personazheve.
Pse drama konsiderohet një ndërmjetëse mes tragjedisë dhe komedisë?
Sepse përfshin elemente serioze si tragjedia dhe situata të jetës si komedia.
Çfarë kupton me monolog? Po me dialog?
Monologu është fjalim i një personazhi (komunikim me veten); dialogu është bisedë mes disa personazheve.
Cili është konflikti në tragjedinë "Romeo dhe Zhuljeta"?
Hasmëria mes dy familjeve Kapulet dhe Montagë. Mëritë e pakuptueshme midis njerëzve nga zakonet e egra.
Çfarë e dallon një konflikt tragjik nga një konflikt i zakoshëm?
Konflikti tragjik është i thellë, i pazgjidhshëm dhe shpesh përfundon me pasoja fatale.
Pse themi se komedia ka stil të ulët
Tematika në komedi lidhet me jetën e përditshme, të zakonshme, prandaj personazhet përdorin shprehje të të folurit popullor.
Pse drama moderne shmang shpesh fundet ekstreme?
Sepse synon realizëm dhe shmang ekstremet si vdekja apo fundet krejtësisht të lumtura.
Ç'kënaqësi marrim gjatë leximit të një teksti dramatik?
Kënaqësi estetike.
Çfarë paralajmërojnë fjalët e heroinës Zhuljetë:
"Nga kjo urrejtje e vetme për çudi/ m'u ngjallka sot e vetmja dashuri!/ Ajo që pres më duket s'e s'do vijë/ dhe ajo që s'pres më parë do të mbërrijë!
Shenja paralajmëruese të dashurisë së rrëmbyeshme, si dhe shenja paralajmëruese se një tragjedi nuk mund të shmanget në këtë dashuri.